
Tiranë, NOA.al – Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të karakterizojnë motin në zonat bregdetare dhe ato të ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti në zonat malore te vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat duke bërë që shirat të dominojnë në zonat malore si edhe një pjesë të zonës së ulët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme do të jenë zonat bregdetare.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime gjatë vlerave të mëngjesit, ndërsa me 2 gradë rritje do të jenë vlerat e mesditës.
Era do të vijojë të fryjë mesatare në tokë por më e fortë në det, duke arritur shpejtësi 43 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që dallgëzimi në brigje të ngjitet në 3 ballë por në det të hapur, deri në 5 ballë.
Europa
Europa Veriore dhe vendet e Balltikut do të karakterizohen nga vranësira dhe shira të dobët deri në mesditë, por vranësirat do të fuqizohen gjatë pasdites duke intensifikuar shirat në këto rajone të kontinentit. Me vranësira dhe shira të dobët dhe afat-shkurtër do të mbeten edhe vendet Mesdhetare, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshë.
Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të karakterizojnë kushtet e motit në Europën Jugperëndimore, ishujt Britanike si edhe në një pjesë të madhe të Europës Lindore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





