Transmetuar më 29-07-2014, 14:36

Të gjithëve na është krijuar ideja se një femër e bukur është një femër e kuruar në detaje, me pamje fizike të pranueshme dhe pse jo, në shumë raste, të adhurueshme nga të tjerët. Por, a e kishit menduar ndonjëherë që konceptin e bukurisë së një femre ta lidhnin me këmbët e saj me qime?

Ja që koncepti i bukurisë është tepër relativ, edhe në këtë pikë. Disa vajza kanë hapur një blog në internet të quajtur “Hairy legs club” (Klubi i këmbëve me qime), ku postojnë foto në të cilat shfaqen këmbët e tyre me qime dhe të papastruara.

Ato nuk përdorin mjetet e shumta të depilimit. As brisk, as makinë për depilim dhe as lekë të hedhura dëm tek estetistja. Megjithatë, kjo nuk i bën këto femra më pak të bukura. Ato vazhdojnë të ndihen krenare për pamjen e tyre dhe aspak të shqetësuara nga këmbët me qime. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit