Transmetuar më 29-07-2014, 14:17

Tiranë, 29 korrik 2014-  Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se misioni i Inspektoratit si garantues i ligjit në fushën e shëndetit publik i jep një rëndësi të veçantë zbatimit të legjislacionit nëpërmjet një strukture tërësisht profesionale.

“Inspektimi i institucioneve publike dhe jo-publike shëndetësore, të cilat deri më sot, kanë qenë jashtë këtij kontrolli, do të jetë fokusi kryesor i Inspektoratit, në mënyrë që të garantojmë dhënien e një shërbimi cilësor dhe të kontrollueshëm, në themel të të cilit, qëndrojnë dijet e mirëfillta dhe të certifikuara shkencore”, tha Beqaj.

Sipas tij, ruajtja e shëndetit të popullatës, përmirësimi i cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe ngritja e strukturave inspektuese në territorin e Shqipërisë, përbën edhe bazën e suksesit të punës së strukturave të sistemit të kujdesit shëndetësor në të gjithë territorin.

Deklarata e Beqaj u bë gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin e parë publik të organizuar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) me strukturat lokale të shëndetit publik për inspektimin shëndetësor, me qëllim prezantimin e komponentëve dhe procesit të ngritjes së institucionit të porsakrijuar të inspektimit shtetëror shëndetësor. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit