Transmetuar më 29-07-2014, 13:38

Durrës, 29 korrik 2014, NOA.al – 5 persona të shpallur në kërkim kombëtar janë arrestuar më datë 27 dhe 28 nga policia e Durrësit. Burimet nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 3 prej tyre janë kapur nga Policia Kufitare, gjatë procedurave në hyrje-dalje.

Ata janë si më poshtë:

Më 27 korrik, rreth orës 10:00, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës arrestuan Agron Trollin,  33 vjeç, banues në fshatin Duhel, Komuna Suharekë, Kosovë, pasi është shpallur më  28 shkurt 2014 nga autoritetet e UNMIK Kosovë, për veprën penale të “Pastrimit të parave”.

Më 27 korrik, rreth orës 21.00, u bë ndalimi i Ervis Demiri, 24 vjeç, banues në Burrel, sepse me datë 24 korrik të këtij viti, në lagjen Nr 13 në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë automjetin me targa DR 1406 F, në pronësi të A.Gj..

Më 27 korrik, rreth orës 15.00, u bë ndalimi i Ilirjan Thanasi, 28 vjeç, banues ne Fushë Krujë. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”  për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Më 27 korrik, rreth orës 19.00, u bë ndalimi i Vladimir Skordha, 33 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 muaj  e 15 ditë  burgim  për veprën penale ”Vjedhje e energjisë elektrike

Më 28 korrik, rreth orës 08:00, në P.K.K. Port Durrës, u bë kapja e O.Z., 19 vjeç, banuese në Lushnje. Ajo është shpallur në kërkim pasi më datë 19.02.2014, në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim M.Z., i cili deklaron largimin para  dy javësh nga banesa të motrës së tij O.Z..

Materialet proceduriale mbi këto raste iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit