Transmetuar më 29-07-2014, 11:33

Elbasan, 29 korrik 2014, NOA.al – Edhe pse gjykata e Elbasanit ka dhënë urdhër mbrojtje për një 81 vjeçar në këtë qytet, kjo nuk e ka ndaluar aspak të birin e tij 38 vjeçar të ushtrojë dhunë psikologjike mbi të.

Burime nga policia e Elbasanit konfirmuan për NOA.al se ka filluar procedimi penal në gjendje te lirë për G.Ç., banues në lagjen “5 Maji”, në Elbasan, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit