Transmetuar më 29-07-2014, 10:44

Vlorë, 29 korrik 2014, NOA.al  – Dy persona janë kapur në flagrancë duke vjedhur në qytetin e Vlorës.

Në prangat e policisë kanë rënë 23 vjeçari Hodo Sinanaj dhe 19 vjeçari Klodian Baraj. Dy të sipërpërmendurit kanë qenë duke vjedhur përkatësisht në shtëpinë e një të moshuari 63 vjeçareje dhe një aparat celular.

Blutë e Vlorës konfirmojnë për NOA.al se 23 vjeçari Sinanaj ka tentuar të vjedhë në banesën e N.K., në lagjen “Pavarësia”, ndërsa 19 vjeçari është kapur nga patrulla e policisë në plazhin e Zvërnecit, menjëherë pasi ka vjedhur një aparat celular Samsung Galaxy S3, në pronësi të E. K., banuese në Tiranë.

Materialet për këto vepra i kanë kaluar prokurorisë. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit