Transmetuar më 29-07-2014, 10:14

Shkodër, 29 korrik 2014, NOA.al – 3 të mitur janë kapur në flagrancë nga policia, gjatë kohës që kanë qenë duke vjedhur kabullin e linjës elektrike.

Burimet policore bëjnë me dije për NOA.al se ka nisur procedimi penal ndaj J. P., 17 vjeç; E. B., 16 vjeç dhe M. G., 15 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura e Bunës” nis qytetin e Shkodrës. Në cilësinë e provës materiale, u bë bllokimi i një sharre metalike dhe 20 ml kabull elektrik. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit