
Tiranë, 29 korrik 2014, NOA.al – Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, është shprehur se marrëveshja me CEZ Shpërndarje do të krijojë mundësi që të kryhen investime në sektorin energjetik.
“Mbajta hapur e konfliktit mes CEZ Shpërndarje dhe qeverisë shqiptare do të bllokonte sistemin energjetik në vend. Marrëveshja e arritur do të krijojë mundësi që në muajin shtator me anë të një kredie të marrë nga Banka Botërore, me një fond prej 150 milion dollarësh të kryhen investime në sektorin energjetik”, tha ministri Gjiknuri në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
Ai shtoi më tej se kjo marrëveshje është e rëndësishme për faktorin shqiptar dhe se zgjidhja e këtij konflikti do t’i japë fund shumë problemeve. “Sektori i energjetikës u gjet në një gjendje skandaloze, me një humbje deri në 46%, e cila do të çonte në kolaps. Mbajta hapur e konfliktit legal me CEZ, procesi do donte të paktën 5-6 vjet, që do ta çonte sektorin energjtik drejt ngrirjes”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ai kujtoi se në janar të vitit 2012 qeveria nuk bëri vlerësim teknik, dhe ju dha e drejta palës çeke të godiste e para. Sipas Gjiknurit, kjo ishte një kohë e humbur e cila iku dëm. Ai shtoi se shanset e Shqipërisë janë shumë të vështira përballë kësaj situate.
Më tej, ministri i financave, Shkëlqim Cani u shpreh se në një kohë shumë të shkurtër, shumë shpejt do të duhet të bëhet reforma në GDP. “Duhet të pranojmë se gjendja në energjitikë është kritike. Tashmë duhet t’i kthehemi një reforme tejet të thellë dhe tërësore në sektorin e energjetikës”, tha Cani. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





