
-Mos i ngulni sytë- Në plazh mund të ketë shumë femra apo meshkuj të bukur që ju tërheqin, por nëse doni që të bini në sy të të tjerëve, kjo nuk është mënyra e duhur.
-Mos u ulni shumë pranë të tjerëve- Edhe pse në plazhe nuk ka shuam vend, prezenca juaj humbet intimitetin e tjetrit dhe ndikon negativisht në gjendjen e tij dhe normalisht edhe tuajën, sa i takon privatësisë.
-Mos gjuani çfarëdolloj femre/mashkulli- Kjo ndalohet në mënyrë të rreptë, veçanërisht nëse jeni të shoqëruar nga një femër/mashkull, edhe nëse nuk është partneri/ja juaj.
-Mos dilni gjithmonë lakuriq- Në rast se ju jeni në plazh apo në një ambient ku veshja është e pranueshme, jeni në rregull, por mos e praktikoni këtë edhe në ambientet e kafes apo në restorante. Mos harroni se çdo vend ka një etikë veshje.
-Mos mendoni se i gjithë plazhi ju përket- Bëni kujdes pasi deti nuk ju përket vetëm ju dhe miqve tuaj. Rreth jush mund të ketë persona që nuk i pëlqejnë aspak lojërat tuaja me ujë apo ndonjë gjë tjetër të ngjashme në det. Respektoni hapësirën publike.
-Kujdes kur luani me ujë apo rërë- Edhe nëse dikush mund të tregohet i papërgjegjshëm, ju duhet të bëni kujdes dhe të mos shqetësoni të tjerët duke i bezdisur nëpërmjet lagies me ujë apo hedhjes së rërës në fytyrë.
-Mos lini qenin/fëmijët tuaj të shkojnë ngado- Ata mund të shqetësojnë të tjerët që kanë ardhur në ambiente të tilla për tu argëtuar. Nëse merrni me vete në plazh fëmijët tuaj apo ndonjë kafshë, siç është qeni, atëherë kujdesuni për të.
-Mos flirtoni gjithë kohës- Në plazh përgjithësisht fytyrat fiksohen shpejt. Mos flirtoni me të gjithë se do t’ju marrin për karagjoza/e dhe askush nuk do të ketë interes për ju./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





