Transmetuar më 28-07-2014, 22:12

Një spot publicitar goxha i guximshëm ai i futbollistit të njohur Paulo Futre. Për të promovuar cilësinë dhe efektin e Viagrës për organin gjenital të mashkullit, Futre ka realizuar një reklamë në të cilën ai driblon topin me penisin e tij.

Ish-futbollisti i West Hamit dhe Atletico Madridit, ka pranuar të realizojë spotin që shihni në videon e mëposhtme, duke u bërë protagonist i reklamës së fundit të një kompanie të prodhimit të viagrës.

Në këtë reklamë, Futre shihet duke dribluar topin me penisin e tij. Në Portugali është hapur një debat i gjerë ku disa mendojnë se spoti nuk duhet të transmetohet pasi konsiderohet i tepruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit