Transmetuar më 28-07-2014, 18:00

1. Shalqiri – është konsideruar si “viagra e natyrës”. Citrulina që ai përmban kthehet në aminoacidin –argjininë, i cili prodhon oksidin nitrik, një substancë që lidhet drejtpërdrejtë me relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

2. Avokado – çdo ushqim që mbron zemrën është i mirë edhe për funksionin seksual, sidomos për meshkujt.

3. Bajamet – një paketë e dendur nutrientësh që luajnë rol kyç në shëndetin seksual: Zink, Selenium, Vitaminë E, Magnez.

4. Rukola – gjethet e saj përmbajnë antioksidantë dhe bllokojnë përthithjen e mbetjeve toksike në organizëm.

5. Prodhimet e detit – të pasura me zink, minerali që lidhet shumë me libidon.

6. Fiqtë – në sajë të fibrave bimore ndihmojnë zemrën të punojë mirë dhe të ushqejë indet nëpërmjet gjakut me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

7. Qitro – agrumet janë të pasura gjithashtu me citrulinë por edhe me acid folik dhe vitaminë C, përbërës që ndihmojnë fertilitetin tek meshkujt. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit