Transmetuar më 28-07-2014, 17:26

Ky është horoskopi për ditën e martë, 29 korrik 2014 që NOA.al sjell për ju. Orët e para të kësaj dite nuk do të jenë shumë produktive. Kjo është edhe arsyeja pse nuk duhet të nisni asnjë projekt të ri. Këshillohet të kaloni kohën duke kryer aktivitete jo shumë të rëndësishme.

Dashi

Vëmendja juaj do të jetë e përqendruar tek vendimet praktike. Çështjet financiare do të kërkojnë vëmendje të madhe. Aftësitë tuaja për të planifikuar buxhetin dhe për të marrë masa ekonomike, do të kenë një rëndësi të veçantë. Nëse keni bërë në plan të blini diçka të shtrenjtë, bëni mirë ta shtyni për një ditë tjetër.

Demi

Sot shumë prej jush nuk do të jenë të kënaqur me veten e tyre, karrierën dhe të gjithë ata që i rrethojnë. Do të veproni në mënyrë të gabuar duke kritikuar të tjerët dhe duke lavdëruar veten, pa të drejtë. Mundohuni të shikoni reagime pozitive dhe të pranoni ndihmën e të tjerëve ndaj jush, pasi në të kundërt do të keni probleme.

Binjakët

Një nga aftësitë tuaja që do t’ju sigurojë suksesin gjatë kësaj dite, do të jetë ruajtja e sekreteve. Nëse e mbani gojën të mbyllur, problemet tuaja ekonomike dhe financiare nuk do të bëhen publike. Bëni kujdes me mënyrën e komunikimit.

Gaforrja

Do të jeni shumë të kënaqur sa i takon gjendjes tuaj financiare për momentin, por më pas do të nisni të shqetësoheni, nëse nuk bëni kujdes. Mund të provoni vështirësi të cilat lidhen me pushimet, ambiciet personale apo profesionale, ose me edukimin e fëmijëve. Tregohuni të vëmendshëm.

Luani

Shumë persona nën shenjën e luanit mendojnë se situata e tyre financiare është më e keqja e mundshme. Edhe pse mund të jetë e vërtetë, ky nuk është momenti i duhur për të zgjidhur problemet. Sakrificat që mund të jeni duke bërë sot do të paguhen nesër. Është koha e duhur nëse doni të humbni peshë.

Virgjëresha

Do ta keni të vështirë të arrini suksesin nëse nuk tregoheni të matur dhe të vendosur. Nuk do të jetë e thjeshtë për ju të tundni terrenin e të tjerëve dhe t’i ktheni gjërat në favorin tuaj. Do të jetë i dukshëm moskuptimi mes jush dhe të afërmve, kolegëve apo partnerit.

Peshorja

Çdo vendim që do të merrni do të ndikojë së tepërmi në të ardhmen tuaj. Mos u mundoni të zgjidhni problemet tuaja duke u bazuar tek eksperienca e të tjerëve. Kjo mund të ndikojë negativisht në buxhetin tuaj. Përpara se të merrni vendime për pushime të gjata apo udhëtime të shtrenjta, bëni një bilanc të gjendjes së parave.

Akrepi

Do t’ju duhet të luftoni shumë për të mbrojtur principet tuaja. Do t’ju duhet t’i përgjigjeni me zgjuarsi disa kërkesave jo të pëlqyeshme nga ana juaj. Jo të gjitha problemet do të shkaktohen nga të tjerët. Disa prej tyre mund t’i shkaktoni vetë ju, ndaj tregohuni të vëmendshëm.

Shigjetari

Lista e gjërave që keni për të bërë është shumë e gjatë, si në shtëpi, si në punë edhe në aspektin profesional. Kjo do t’ju bëjë ju që të lodheni shumë shpejt. Nëse doni të realizoni planet do t’ju duhet të sakrifikoni kohën e lirë.

Bricjapi

Përpara se të shkoni në ndonjë vend, do t’ju duhet të kaloni disa pengesa. Mund t’ju shkurtohen të ardhurat apo ju mund të bëni disa shpenzime marramendëse që do t’ju vënë në vështirësi. Nëse do të tentoni në anën tuaj krijuese, do të keni shumë frymëzim. Bëni mirë të qëndroni larg diskutimeve.

Ujori

Vështirësitë dhe barrierat do të jenë shumë të pranishme tek ju gjatë kësaj dite dhe do të ndërthuren me njëra-tjetrën. Duhet të mendoni dhe të veproni në mënyrë konstruktive. Tregohuni të duruar dhe të vendosur. Mund të përballeni me disa parehati në familje, ose probleme të shkaktuara nga mungesa e parave.

Peshqit

Duhet të merrni më shumë seriozisht detyrat dhe përgjegjësitë tuaja. Planifikoni veprimet që duhet të kryeni në punë, tregohuni të disiplinuar, vlerësoni kohën tuaj dhe të të tjerëve. Mos u tregoni të pabindur dhe kureshtarë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit