Transmetuar më 28-07-2014, 15:25

Ajo është nga ato këngëtare të cilat nuk e kanë aspak problem të zhvishen, të ndajë me fansat çdo pjesë të trupit dhe hirret e saj, të cilat janë vërtetë për tu pasur zili nga çdo femër e për tu admiruar nga çdo mashkull.

Këtë herë, këngëtarja nga Kosova, Nora Istrefi ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për tu uruar të gjithëve festën e Fiter Bajramit. Ajo është veshur tërësisht, me një petk të gjatë dhe të zi, me flokët e mbuluara dhe me syze në sy.

“Respekt për të gjithë ata që agjëruan muajin e shenjtë të Ramazanit dhe urime festën e Fiter Bajramit”, ka qenë diçitura e fotos së postuar nga vetë ajo në rrjetin social Instagram. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit