Transmetuar më 28-07-2014, 14:58

Thashethemet janë duke mbushur rrjetin dhe kudo flitet vetëm për një shtatzëni të dytë të këngëtares Shakira. Sipas thashethemeve thuhet se këngëtarja nga Kolumbia, e cila është në një marrëdhënie me futbollistin Gerard Pique, është tepër e lumtur për këtë shtatzëni.

Këngëtari dhe miku i ngushtë i Shakira-s, Carlos Vive, është shprehur për Fox News Latino: "Po, ajo është shtatzënë dhe është shumë e lumtur."

Këngëtarja para disa kohësh është shprehur se nëse nuk do të kishte kaq shuam projekte muzikore, do të donte të ishte shtatzënë në këtë periudhë. “Do të doja të kisha rreth 8 ose 9 fëmijë”, ka thënë Shakira më parë. Nga ana e çiftit deri tani nuk kemi asnjë konfirmim për këtë shtatzëni. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit