Transmetuar më 28-07-2014, 13:22

Një oficer policie është arrestuar pasi ka lënë shtatzënë një vajzë 13 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga policia në Louisiana, SHBA, e cila ka thënë se familjarët e 13 vjeçares dyshonin që 39 vjeçari Joseph Brent ishte personi që kishte lënë shtatzënë të miturën.

Autoritetet pritën deri në lindjen e fëmijës, kur testi i ADN-së tregoi mbi atësinë, për të arrestuar burrin me detyrë polic. Ai ishte duke ushtruar funksionin në momentin e arrestimit. Mësohet se 13 vjeçarja ka jetuar me të në momentin që ka kryer marrëdhënie seksuale dhe ka ngelur shtatzënë.

Brent vuan dënimin në burgun Saint Mary Parish, nën akuzën e ngacmimit seksual, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe shpërdorim detyre. Ai ka qenë nën hetimin e policisë prej disa vitesh, i dyshuar për shpërndarje lëndësh narkotike. Deri në këtë moment policia nuk kishte asnjë provë për ta arrestuar. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit