Transmetuar më 28-07-2014, 11:20

A e keni menduar ndonjëherë se mund të ekzistojë një fshat i tërë mbi ujë? Nuk po flasim për një ishull i cili mund të jetë i banuar nga banorët e një fshati. As për ndonjë fshat të çuditshëm në Afrikë apo në ndonjë nga zonat e pabanuara të botës.

Bëhet fjalë për diçka shuam ndryshe. Është një fshat i krijuar nga përdorimi i teknologjisë dhe vënia në shfrytëzim e ideve njerëzore që në ditët e sotme sjellin novacione nga dita në ditë.

Bëhet fjalë për një jaht gjigant superluksoz, i cili pritet që të prodhohet nga një kompani britanike.  “Tropical Island Paradise” është një jaht që lundron mbi ujë por që ngjason me një fshat të mirëfilltë.

Kabina e “Tropical Island Paradise” ka një sipërfaqe prej 90 metrash katrorë. Ajo ka formën e një vullkani, i cili nxjerr ujë dhe mbush pishinën që është në fund të jahtit. Ju ftojmë të argëtoheni duke parë edhe fotot. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit