Transmetuar më 28-07-2014, 10:50

Shkodër, 28 korrik 2014, NOA.al – Një 36 vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka qenë duke udhëtuar me motorçikletën e tij, në momentin kur është përplasur me një makinë dhe si pasojë, ka pësuar disa dëmtime trupore.

Burime nga policia konfirmuan për NOA.al se  36 vjeçari Astrit Hyseni, banues në fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina në Shkodër, është përplasur me automjetin tip “Benz” që drejtohej nga S.L..

Policia ka arrestuar në flagrancë ditën e djeshme Hysenin, motorçikleta “Yamaha” e të cilit ishte pa targa. 36 vjeçarit i mungonte leja e drejtimit. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit