
Shkëlzen Gashi realizoi golin e tij të parë për Baselin, duke ndihmuar ekipin e tij të ri të marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Superligën zvicerane.
Gashi ishte njëri prej më aktivëve për të tijtë në përballjen me Lucernën e Hykës, që u aktivizua për 80-të minuta.
Gashi pati menjëherë një shans për të zhbllokuar rezultatin duke bërë gjithçka mirë në driblim, por jo në goditje.
Gjithsesi pas golit të parë të Streller, Gashi arriti të dërgojë topin në rrjetë, në minutën e 39-të duke çuar të tijtë në pushim, në avantazh të dyfishtë.
Trajneri i kampionëve të Zvicrës e zëvendësoi sulmuesin e kombëtares në minutën e 80-të, ndërsa në fund, lojtari që zuri vendin e tij, Calla, realizoi dhe golin e 3-0 për Baselin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





