
Carlo Ancelotti “ngrin” merkaton e Realit të Madridit, citon Supersport.
Pas shtimit të zërave për një afrim të mundshëm për Radamel Falcao, pas ndeshjes kundër Interit, tekniku italian e bën të qartë mendimin e tij.
“Nuk kemi nevojë për sulmues të tjerë. Benzema është shumë i besueshëm dhe në rast alternativash mund të përdor Iscon si një sulmues të fshehur.
Nuk është e rëndësishme të kemi në skuadër një qendërsulmues që të shënojë shumë gola. Të mos harrojmë se një gjë të tillë e bën shumë mirë edhe Gareth Bale”.
Çështja e qendërsulmuesit lidhet në mënyrë të pashmangshme me fatin e Di Marias, një lojtar që Ancelotti nuk dëshiron ta largojë.
“Ai ndodhet me pushime pas Kupës së Botës. Do të bashkohet me skuadrën në Valdebebas gjatë datës 5 gusht”.
Një koment tekniku italian e shkëput edhe për uellsianin Gareth Bale, i cili tregoi një formë të shkëlqyer, por edhe për të rinjtë që u aktivizuan në miqësoren me Interin.
“Gjatë vitit të shkuar nuk e pati luksin të stërvitej i qetë. Kur është në formë ideale nuk mund ta ndalë kush.
Jam shumë i lumtur që disa prej lojtarëve të rinj luajtën një ndeshje pozitive. Mendoj se disa prej tyre do të na shërbejnë pasi treguan personalitet”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





