Transmetuar më 27-07-2014, 18:19

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, tregon se nuk është vetëm një politikan i zoti, por edhe një sportist i denjë, citon Supersport.

Në një ndeshje ekzibicioni të zhvilluar me rastin e përurimit të një stadiumi të ri në Stamboll, 60-vjeçari u shfaq në formë të përkryer, madje duke shënuar 3 gola për skuadrën e tij me ngjyrat portokalli.

Duke qenë se Erdogan ka qenë futbollist në rininë e tij, askush nuk duhet të çuditet për mënyrën sesi e dërgon topin në rrjetë.

Kryeministri Erdogan, shënoi golin e parë të ekipit të tij, me prekjen e dytë që i bëri topit, me një gjuajtje fantastike me këmbën e majtë.

Duke habitur shumicën e spektatorëve, Erdogan njoftoi në ceremoninë para fillimit të ndeshjes në lagjen “Basaksehir”, se stadiumi do të quhet “Fatih Terim”, për nder të trajnerit aktual të përfaqësues së Turqisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit