
Ky është horoskopi për ditën e hënë, 28 korrik 2014 që NOA.al sjell për ju. Pjesa e parë e kësaj dite nuk do të jetë shumë favorizuese. Mund të vuani nga probleme të vetëvlerësimit dhe kritikat ndaj vetvetes. Në të njëjtën kohë, do të merrni vendime në mënyrë të përshpejtuar dhe do të dilni në konkluzione. Në mbrëmje do të pëlqeni të takoni njerëz të rinj.
Dashi
Do të ndikoheni më së miri nga atmosfera në familje. Do të keni dëshirë të kryeni disa veprime që i keni bërë edhe në të shkuarën. Nëse atmosfera në shtëpinë tuaj është e tensionuar, mundohuni ta çoni atë në një gjendje normale. Në momentet që do t’ju duhet të vendosni çfarë të bëni gjatë kësaj dite, i besoni intuitës.
Demi
Cilësitë si vendosmëria, prakticiteti, intuita, të cilat janë karakteristikat tuaja, sot do të jenë thuajse inekzistente. Do të jeni entuziastë për të marrë pjesë në një organizim mes miqsh, por ky entuziazëm nuk do t’ju zgjasë shumë. Do të duket sikur do të shtyheni drejt disa aktiviteteve.
Binjakët
Do të bazoheni së tepërmi në stilin e lirë të komunikimit. Nuk do të jeni të interesuar në marrëdhëniet romantike, të dashurisë apo ecjet nën hënë. Vëmendja juaj do të jetë e përqendruar në biznesin familjar ose në marrëdhënie që nuk janë të bazuara në ndjenja sentimentale.
Gaforrja
Do të doni të kujdeseni sa më shumë të jetë e mundur për punët tuaja. Rrethanat nuk do t’ju frymëzojnë aspak për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur nga situatat. Gjithsesi, nuk do të jeni në hije, por do të mbani pozicionin tuaj.
Luani
Atmosfera e kësaj dite do të jetë shumë e përshtatshme dhe e favorshme për ju. Do të bëni gjithçka që keni në dorë për të mbajtur lart optimizmin tuaj. Do të bëni disa blerje të cilat do t’ju gëzojnë dhe do të bëjnë të ndiheni më mirë. Do të jetë një ditë aktive dhe ju do të jeni të mbushur me energji.
Virgjëresha
Nëse jeni të interesuar të realizoni progres dhe hapa përpara në jetën tuaj, duhet të bëni maksimumin tuaj në çdo drejtim. Në rast se nuk ia dilni apo dështoni, bëni mirë të mos i harxhoni energjitë duke u dëshpëruar apo duke ndierë keqardhje, por vazhdoni të ecni përpara dhe të ndërmerrni hapa të reja drejt të ardhmes.
Peshorja
Interesat tuaja gjatë kësaj dite do të jenë në përputhje me interesat e partnerit, por me sa duket kjo do të jetë e vetmja e përbashkët që do të keni me të. Mos xhelozoni kurajën dhe pavarësinë që kanë personat e tjerë. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të qëndroni në hije dhe të mos bëheni protagonistë në ngjarje të ndryshme, sepse do t’ju duhet të përballeni me debate ku nuk do të mund të fitoni dot.
Akrepi
Aftësitë tuaja bashkëvepruese me të tjerët do t’ju nxisin të kryeni aktivitete të cilat do t’ju mbajnë në formë gjatë kësaj dite. Mund të ngatërroheni me disa persona të cilët do t’ju orientojnë drejt projekteve të gabuara, ndaj bëni kujdes me personat me të cilët shoqëroheni. Me shumë mundësi mund të provoni probleme me shëndetin.
Shigjetari
Askush nuk do të jetë i aftë t’ju largojë gjendjen tuaj optimiste dhe kurajën që do t’i jepni vetes herë pas here. Do të jeni plotë sharm. Edhe nëse bëni ndonjë gabim të konsiderueshëm, do të vazhdoni të mbani kokën lartë. Personat e famshëm të lindur në këtë shenjë, do të gjejnë mbështetjen e fansave dhe ekipeve suportuese, në disa iniciativa të reja që duan të ndërmarrin.
Bricjapi
Mund të mos realizoni arritje të mëdha, sa i takon aspektit profesional dhe atij familjar sot, por kjo nuk duhet të jetë që të mos jeni në humor. Do të jeni të mbushur me energji, por nuk do të preferoni t’i shpenzoni ato. Do të ndiheni të acaruar në momentet kur do të mendoni për të shkuarën tuaj.
Ujori
Do t’ju shtohen dozat e fatit gjatë kësaj dite. Yjet do të jenë në anën tuaj dhe do t’ju frymëzojnë gjatë gjithë kohës. Mundohuni të jetoni në mënyrë aktive duke mos limituar argëtimin. Do të shijoni çdo moment dhe do të jetoni në paqe totale me ata që ju rrethojnë.
Peshqit
Kjo ditë nuk do të mund t’ju sigurojë qetësinë shpirtërore dhe realizimin e planeve ashtu siç i kishit menduar. Shumë nga veprimet tuaja nuk do të jenë brenda normalitetit, pasi do të ndikoheni nga idetë e të tjerëve. Do të ndiheni të lodhur duke mos pasur kontakt me persona të rinj. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





