
Tiranë, NOA.al – Sipas MeteoAlb, edhe dita e hënë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme gjatë paradites, ndërsa pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat veriore dhe qendrore.
Sa i përket zonave jugore, do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 – 2 gradë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës, në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det (kryesisht në Jon) duke arritur shpejtësi deri 35 km/h nga Jugor dhe Jugperëndimi, për pasojë dallgët në brigje do të jenë 2 ballë ndërsa në det të hapur do të lartësohen në 4 ballë.
Europa
Ishujt Britanikë dhe pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave. Herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke intensifikuar shirat në këto zona.
Me vranësira dhe shira të dobët dhe afat-shkurtër parashikohet të jetë edhe Europa Qendrore por në këto vende, do të ketë edhe kthjellime të herë pas hershme.
Kthjellime dhe temperatura te larta do të karakterizojnë kushtet e motit në Europën Jugperëndimore dhe vendet e Lindjes. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





