Transmetuar më 27-07-2014, 16:56

Victoria Beckham ka shprehur një dëshirë kohët e fundit, nëpërmjet së cilës shfaq gatishmërinë e saj për tu bërë nënë për herë të pestë. 40 vjeçarja dhe gjysma e saj, David Beckham janë prindër të 4 fëmijëve: Brooklyn, Cruz, Romeo e Harper, e cila është femra e vetme nga fëmijët. Megjithatë, shumë shpejt në familjen e madhe dhe të famshme mund të shtohet një fëmijë i ri.

“Victoria nuk do që Harper të rritet si një vajzë e vetme. Djemtë janë shumë të lidhur mes tyre. Mirë do të ishte të bënin edhe një fëmijë tjetër, në mënyrë që të rriten të gjithë bashkë dhe pse jo, mirë do të ishte të ishte i seksit femër”, ka thënë një burim për gazetën britanike “Closer”.

“Victoria e di shumë mirë se vëllezërit e duan shumë dhe e kanë në qendër të vëmendjes Harper-in, por ajo e di gjithashtu se sa e nevojshme është të rrisë vajzën e saj me një vëlla apo motër në të njëjtën moshë me të. Viktoria dhe David e kanë diskutuar gjatë këtë ide të saj. David ishte disi i surprizuar, por gjithsesi i kënaqur”, ka shtuar burimi./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit