Transmetuar më 27-07-2014, 15:25

Fier, 29 korrik 2014, NOA.al – Policia e Fierit ka mundur ta parandalojë një tragjedi tjetër të mundshme, nëpërmjet arrestimit të një 39 vjeçari.

Në prangat e policisë ka rënë Fatmir Jonuzi, i cili ka tentuar të vrasë me armë automatike bashkëshorten dhe vjehrrën e tij. Burimet nga blutë e Fierit bëjnë me dije për NOA.al se 39 vjeçari ishte drejtuar në banesën e tij me armën në dorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim, në qytetin e Fierit. Nuk dihen ende motivet dhe shkaqet që e kanë çuar Jonuzin drejt një akti të tillë. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit