Transmetuar më 27-07-2014, 15:05

Ajo do të mbushë plotë 69 vjeç më 26 gusht, por ka një fizik të adhurueshëm nga të rinjtë dhe të moshuarit. Helen Mirren ka deklaruar për mediat se ajo që e mban në një formë të tillë, është një dietë fizike prej 12 minutash në ditë, të cilën ia ka këshilluar një mjek në vitet ‘50-të.

Dieta e saj konsiston në 10 ushtrime ditore për femrat dhe 5 për meshkujt, ndaj quhet edhe 5BX. Objektivi i saj është të bëjë ushtrimet në 12 minuta.

– Ulje përpara deri sa të prekësh gishtat e këmbëve (30 sekonda)

– Tërheqje e alternuar e gjunjëve (30 sekonda)

– Rrotullim i trupit me krahët e hapur (30 minuta)

– Ulje/ngritje me krahët hapur (30 minuta)

– Ngritja e gurit deri tek gjoksi (2 minuta)

– Ngritje në pozicionin vertikal të këmbës (1 minutë për çdo këmbë)

– Ulje/ngritje me gjunjët në tokë (2 minuta)

– Të shtrirë, ulje/ngritje e këmbëve (1 minutë)

– Hedhje me litar (3 minuta)./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit