
Tiranë, 27 korrik 2014, NOA.al – Një polici i qarkullimit rrugor është dhunuar nga dy persona që drejtonin një mjet automobilistik në aksin rrugor Qafë Kashar- Rinas, në kryeqytet.
Burime policore i thanë NOA.al se forcat e Komisariatit 6 në Tiranë kanë ndaluar njërin prej personave që dhunoi policin.
Mendohet se gjithçka ka nisur për shkak të një ndalimi rutinë nga ana e policit, gjë që i ka nervozuar dy personat që udhëtonin me makinë dhe duke mos iu bindur urdhrit, kanë dalë nga makina e kanë debatuar me policin.
Situata më pas ka dalë jashtë kontrollit dhe drejtuesi i mjetit e pasagjeri kanë ushtruar dhunë mbi viktimën, duke e goditur atë me grushte dhe shqelma. Efektivi i policisë rrugore është dërguar në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





