
Ylli i popit, Jennifer Lopez, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 45-të në një mbrëmje, ku të ftuar kanë qenë miq dhe të afërm të këngëtares. Ajo ka ftuar rreth 100 vetë në festën e saj, e cila ka kushtuar plotë 100 mijë dollarë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë torta, e cila është tepër e veçantë. Një pjesë e madhe e të pranishmëve e kanë fotografuar atë dhe e kanë nxjerrë nëpër rrjetet sociale.
Figura që paraqitet në ëmbëlsirën e ditëlindjes është vetë këngëtarja e shtrirë mbi një luan. Ajo është një luaneshë kur këndon dhe këtë ka dashur ta tregojë edhe në 45 vjetorin e saj, nëpërmjet kësaj ëmbëlsire.
Të pranishëm në festën e ditëlindje kanë qenë Maksim Chmerkovskiy, Khloe Kardashian, Kelly Ripa etj. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





