
Edhe pse ju mund të mos e mendoni shumë gjatë, por sa herë që vendosni të hani apo të ushqeheni, nëpërmjet përzgjedhjes së ushqimeve, ju bëni zgjedhje të shumta. Sa herë që blejmë një ushqim ne jemi duke dhënë votën tonë për një sërë gjërash, psh., sa herë blejmë patatina ne votojmë për:
1. ndotjen e ambientit nga industria prodhuese dhe ambalazhi plastik
2. shkatërrimin e shumëllojshmërisë se patateve pasi për patatinat nevojitet një lloj i caktuar dhe në sasi shumë të mëdha
3. shkatërrimin e identitetit të patates
4. prodhimin e yndyrnave industriale për t’iu përmirësuar shijen
5. prodhimin e konservantëve dhe përforcuesëve artificialë të shijes, të cilët mund të jenë toksik për ne
6. ndotjen e ambientit nga transporti i patatinave deri në vendin tonë me automjete
7. dhe më e rënda, ne votojmë vazhdimësinë e këtij prodhimi.
A e kishit menduar ndonjëherë që një zgjedhje kaq e thjeshtë mund të krijonte kaq shumë pasoja, sigurisht, jo pozitive në jetën tonë dhe të ambientit? Nëse jo, atëherë ju ftojmë të mendoheni mirë dhe dy herë përpara se të bëni zgjedhje të tilla. Ushqehuni shëndetshëm dhe siguroni njëkohësisht, një ambient të shëndetshëm edhe për ju. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





