
Shiu tradicional yjor, i cili ndodh në fund të muajit korrik çdo vit, këtë herë mendohet të krijojë një atmosferë vërtetë fantastike dhe sensacionale. Errësimi i qiellit, për shkak të zhdukjes së Hënës, do të lejojë të shikohet më së miri edhe ylli më i largët.
Pamja mahnitëse do të mund të shikohet në të gjithë botën, ndërsa vendet që do të kenë këndin më të mirë të vështrimit do të jenë Tropiku dhe Hemisfera e Veriut. Yjet duken sikur bien nga qielli dhe sipas legjendës, nëse shikoni nj të tillë, bëni mirë të mendoni një dëshirë, pasi ajo do t’ju realizohet.
Kjo shfaqje yjore ndodh çdo vit në muajin korrik. Yjet duken sikur kanë intensitet më të lartë ndriçimi, për shkak të zhdukjes së Hënës nga qielli. Shikoni më poshtë disa nga fotot./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





