Transmetuar më 27-07-2014, 10:00

Nuk do të mjaftonte vetëm tragjedia e humbjes së personave të dashur për të përfunduar dhimbjen dhe vuajtjen e të gjithë atyre që humbën të afërmit gjatë rrëzimit të avionit në Ukrainë, nga rebelët filo rusë.
Tashmë, në celularët e personave që kanë ndërruar jetë përgjigjen zëra, të cilët mendohet të jenë të njëjtë me të atyre që vodhën sendet me vlerë dhe që janë ende duke përdorur kartat e kreditit të viktimave.
Në foto të shumta shfaqen ata që janë cilësuar si “çakej” nga media italiane, të cilët janë duke u hequr unazat nga gishti personave që ishin në bordin e avionit të rrëzuar./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





