
Elbasan, 27 korrik 2014, NOA.al – Një magazinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar një dëm i cili kap shumën e dhjetëra milionë lekëve.
Zjarri ka rënë në zonën e njohur si ish-NSHU, në këtë qytet. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije për NOA.al se magazina është në pronësi të Skënder Sallës, i cili e përdorte atë si pikë shumice.
Fatmirësisht, dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Dyshohet që shkak i shkëndijës elektrike, e cila ka shkaktuar më pas edhe zjarrin, të jetë bërë një qark i shkurtër elektrik. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





