
Pas varrit të profetit Jona, mauzoleu i San Giorgios në veri të Irakut, u hodh në erë nga xhihadistët e ashtuquajtur të Shtetit Islamik (ISIS).
Burimet lokale flasin për një shpërthim të fuqishëm, që ndodhi dje në mbrëmje vonë dhe që ka shkatërruar tërë mauzoleun.
Gjatë ditës së djeshme grupi i armatosur kishte shkatërruar edhe varrin legjendar të Sethit, që hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët e nderojnë si djalin e Adamit dhe Evës.
Ndërkohë të enjten u hodh në erë Xhamia e Jonës, ku sipas historisë aty është varrosur Pejgamberi, i cili ishte edhe i shenjtë për të tri fetë monoteiste.
Xhihadistët e ISIS-it, i gjykojnë si një praktikë heretike pelegrinazhet ndaj monumenteve të Islamit dhe Krishtërimit, dhe veçanërisht nëse kryhen së bashku me anëtarë të të dyja feve.
Një praktikë normale, ku deri më tani në një qytet si Mosuli, besimet e ndryshme kanë jetuar së bashku për mijëra vjet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





