
Etapa e 20-te e Tour de France, e parafundit e edicionit të sivjetshëm pothuajse kurorëzon Vincezo Nibalin si fanellën e verdhë të xhiros çiklistike më të famshme në Botë, pavarësisht se italiani nuk arriti të fitonte garën e kronometruar, citon Supersport.
Por vendi i katërt i regjistruar prej tij dhe epërsia e dukshme kohore e krijuar me ndjekësit e tij pothuajse e ka shpallur atë si fitues të këtij edicioni.
Në “Grand Boucle” të “Champ Elysse”, Nibali pritet të bëjë parakalimin e tij triumfator, duke u bërë i pari italian që nga koha e Pantanit, që fiton Turin për më tepër duke u renditur i pari dhe në dy etapa malore.
Pas tij në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme priten të renditen dy francezët, Cristophe Peraud dhe i riu Thibaut Pinot.
Sa i përket garës së ditës, suksesi shkoi për gjermanin Tony Martin, që në etapat kronometrike është i padiskutueshëm duke qenë dhe kampioni i botës në fuqi në një disiplinë të tillë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





