Transmetuar më 26-07-2014, 16:06

Është e përhapur gjerësisht ideja se gjatë shtatzënisë është e lejuar që të hahet çdo lloj ushqimi, duke bërë që shpesh të teprohet me konsumin.

Një studim i fundit ka zbuluar disa elementë të dëmshëm që rrezikojnë shëndetin e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Rezultatet e studiuesve amerikanë të University of Illinois, u botuan në revistën shkencore “Journal of Physiology”, duke analizuar efektet e teprisë me ushqim dhe me yndyrë në shëndetin e fëmijës.

U zbulua se ngrënia e ushqimeve të ndyrshme gjatë shtatzënisë, rrit rrezikun që fëmija të preket nga diabeti.

Studiuesit të drejtuar nga Yuan-Xiang Pan, eksperimentuan disa minj shtatzënë me regjime ushqimore të ndryshme. U vu re se ata minj të cilët hanin ushqime me yndyrë sollën në jetë pasardhës me prani të lartë të glukozës në gjak./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit