
Filluan sot fluturimet direkte midis Le Marche dhe Shqipërisë. Fluturimi inagurues totalisht i shitur
Romë, 25 Korrik 2014 NOA.al – Kanë filluar sot fluturimet direkte Ancona -Tirana – Ancona të Blu-Express, marka low cost e Kompanisë Ajrore Blue Panorama.
Fluturimet e reja kanë pasur një pritshmëri të lartë në treg duke shënuar kështu shitjen e të gjitha vendeve të hapura për fluturimet e para, ndërkohë që dy javët e para operative shënojnë një shitje të biletave mbi 90 për qind, si dhe një trend të lartë rezervimesh për të gjithë sezonin në vazhdimësi.
Fluturimet e reja do të kryhen 2 herë në javë, çdo të hënë e të mërkurë, me nisje nga Tirana në orën 17:10 dhe mbërritje në Ancona në orën 18:30. Fluturimet nisen nga Ancona në orën 19:00 dhe mbërrijnë në kryeqytetin e vendit të shqiponjave në orën 20:20 lokale.
Me fluturimin e ri nga Ancona në Tiranë kompania Blu Panorama Airlines kërkon ti vijë në ndihmë Shqipëtarëve dhe Italianëve te cilët kanë interesa në Shqipëri , jo vetem në Ancona ose në Marche por edhe në të gjithë zonën përreth aeroportit të Ancones,si dhe në bregdetin Adriatik nga Rimini në Pescara , duke e vazhduar shtrirjen pergjatë zonës së Umbrias.
Shtimi i fluturimeve drejt Tiranës vërteton një nga qëllimet kryesore të kompanisë me një përvojë 15 vjeçare fluturimi, lidershipin e blu-express në aeroportin e kryeqytetit shqiptar, nga ku tashmë operohet direkt në tetë qytete italiane: Milano Malpensa, Bergamo Orio al Serio, Venezia, Verona, Bologna, Pisa, Roma Fiumicino dhe së fundmi Ancona.
Gjatë sezonit veror 2014 kompania shtuar frekuencat fluturimeve javore nga e drejt Shqipërisë, nga 50 fluturime aktuale në pikun e sezonit veror të shkojnë deri në 60 fluturime në javë.
Nga 25 Nёntori 2013, data e fillimit tё veprimtarisё nё Shqipёri, mbi 220.000 pasagjerё kanё zgjedhur fluturimet blu-express, me nisje nga Tirana pёr nё Itali, me njё koefiҫent tё plotёsimit tё vendeve prej 75%. Pasagjerёt kanё pёrftuar njё shёrbim me njё tregues rregullsie prej 99.9% dhe njё tregues pёrpikmёrie tё fluturimeve nё nisje prej 92.2% dhe gjithҫka si rrjedhojё e tarifave tё pёrshtatshme tё Blu-Express.
Rezultatet e arritura në linjat e operuara këto 7 muaj, shitjet në fluturimet e destinacionit më të ri Ancona, janë konfirmimi më i mirë i aftësive të kompanisë ajrore për të plotësuar nevojat e udhëtarëve dhe pёr tё bashkёpunuar nё mёnyrё efikase me agjenci udhёtimi dhe Operatorё Turistikё.
Shёrbimet e reja janё tё disponueshme nё www.blu-express.com dhe www.blue-panorama.com, Call Center :+39 06 98956666 / +355 44 500130, ose në agjencitë e udhëtimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





