Transmetuar më 25-07-2014, 23:54

Ai është pa dyshim një nga filmat e nxehtë më të shumëpritur për sezonin e ri kinematografik në botë. Bazuar në novelën best seller “50 Shades Of Grey” të E.L James filmi me të njëjtin titull do të shfaqet për herë të parë më 14 shkurt 2014 dhe që tashmë ka zgjuar fantazitë dhe kuriozitetin e shumë njerëzve.

Copëza të filmit janë shfaqur në trajlerin ku nuk mungojnë momentet e nxehta, për të cilat me siguri do të mbahet mend filmi ashtu siç ka ndodhur edhe me librin.

Me lojën e aktorëve Jamie Dornan dhe Dakota Johnson në rolet e Christian Grey dhe Anastasia Steele në qendër të filmit janë lojërat erotike të miliarderit Christian Grey dhe partneres së tij të fituar përmes një kontrate, Anastasia. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit