Transmetuar më 25-07-2014, 20:01

Tiranë, 25 korrik 2014, NOA.al – Shoqata për Autonomi Vendore, nëpërmjet kryetarit të saj, Artan Shkëmbi, përshëndet vendimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hartën e re administrativo-territoriale me 61 bashki.

“Shoqata mbështet plotësisht këtë vendim, i cili merr në konsideratë të gjitha sugjerimet dhe shqetësimet e paraqitura nga ana jonë. Harta e miratuar nga Komisioni zhbën ndarjen e padrejtë, diskriminuese dhe artificiale prej 23 vjetësh midis qytetit dhe fshatit, duke sjellë një model të ri të zhvillimit të integruar midis zonave urbane dhe rurale të venit”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate.

Artan Shkëmbi e ka cilësuar hartën si një model që i duhet qeverisjes vendore dhe është bazë për një proces efektiv të decentralizimit dhe autonomisë vendore.

Shoqata i drejtohet solemnisht të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të votojnë unanimisht në mbështetje të ndarjes së re administrativo territoriale. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit