Transmetuar më 25-07-2014, 16:20

Tiranë, 25 korrik 2014, NOA.al –Auditi i Ministrisë së Brendshme në Gardën e Republikës ka konstatuar shkelje në këtë të fundit dhe si pasojë, kjo ministri ka paditur në Prokurori Ndrea Prendin dhe Artan Hoxhën, dy ish komandantët e Gardës.

Burimet bëjnë me dije për NOA.al se auditi ka konstatuar se Shefja e Burimeve Njerëzore, Shqipe Spahiu, është paguar padrejtësisht nëpërmjet marrjes së rrogës për tre vite rresht. Kjo ka ndodhur nga viti 2010 deri në vitin 2013, kur Spahiu vijonte të merrte rrogë duke qenë jashtë vendit.

Ministra e Brendshme ka kallëzuar në Prokurorinë së Tiranës, për konsumim të elementëve të veprës penale “shpërdorim detyre” dhe “përfitim përmes mashtrimit”, ish-komandantët Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit