
Tiranë, 25 korrik 2014, NOA.al – Prokuroria ka deklaruar se shuma e vjedhur në Bankën e Shqipërisë nga punonjësit e saj është shumë më e madhe se 600 milionë lekë, vlerë e cila mendohej deri më tani.
Burime nga Prokuroria hedhin dyshime mbi mosfunksionimin e auditit gjatë 4 viteve në Bankë si dhe deklarojnë se përveç dy personave që janë nën hetim, do të hetohen edhe të tjerë, të dyshuar.
Brenda kësaj jave pritet të përfundojë auditi që po realizohet në Bankën e Shqipërisë. Pritet që në ditët në vazhdim të pyeten punonjës të tjerë të Bankës si dhe pronarët e lotove e kazinove, ndërsa kamerat e sigurisë kanë pamje filmike vetëm të 20 ditëve të fundit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





