
Shkodër, 25 korrik 2014, NOA.al – Një sasi prej 5941 rrënjë bime narkotike kanabis sativa janë asgjësuar në territorin e qarkut Shkodër.
Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se lënda narkotike ishte mbjellë në 25 parcela në fshatra të ndryshme.
Në fshatin Vasiaj, Komuna Shllak me 9 parcela, gjithsej 3440 bimës canabis sativa; në fshatin Mazrrek, Komuna Guri i Zi me 6 parcela, gjithsej 370, bimë canabis sativa; në Vaun e Dejës, me 6 parcela, gjithsej 666, bimë canabis sativa dhe në Vig Mnelë, me 4 parcela, gjithsej 1465, bimë canabis sativa.
Asgjësimi i tyre u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





