
-Nëse doni një miqësi të mirë, mos bini pre e tundimit për tu lidhur sërish në çift. Nëse nuk funksionoi njëherë, atëherë nuk mund të funksionojë as tani.
-Mos lejoni që miqësia me ish-in tuaj, të futet në historinë tuaj të dashurisë. Xhelozia e partnerit do të jetë e sigurtë.
-Jo marrëdhënieve seksuale. As për shaka, nëse doni që raporti juaj të qëndrojë në kuadrin e miqësisë, mos bini pre e tundimit për të pasur intimitet. Tundimi i momentit mund të ketë pasoja më tej.
-Mos u bëni xheloz për historitë e reja të partnerit apo partneres. Në këtë mënyrë ju viheni në konkurrencë me të zgjedhurën apo të zgjedhurin e ri për lidhje.
-Pa mëri. Ndodh që të mbani lidhje apo miqësi me ish- të dashurin, vetëm që ai të paguajë për atë që iu ka bërë. Kjo është një zgjedhje e cila çon drejt shkëputjes përfundimtare dhe shpesh mund të përfundojë keq./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





