
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët ndërsa zonat malore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare por duke iu afruar mesditës, vranësirat do të pësojnë zhvillim në zonat malore duke gjeneruar shira të përkohshëm.Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa e gjithë juglindja dhe zonat malore veriore-verilindore do të dominohet vranësira dhe shira afat-shkurtër.
Temperaturat e ajrit do të pësojne një rritje të lehtë gjatë mëngjesit, ndërsa 2 gradë rritje të temperaturave do të sjellë mesdita në të gjithë territorin. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, për pasojë dallgëzimi në det do të ngjitet në 2 ballë.
Europa
Britania e Madhe dhe Europa Perëndimore do të përfshihet nga sisteme të fuqishme vranësirash të cilat do të gjenerojnë shira të cilat gjatë orëve të pasdites, do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe për pasojë në këto rajone, shirat do të jenë në formë rrebeshi. Rajoni i Mesdheut dhe Europa Juglindore paraqiten kryesisht me vranësira dhe shira të përkohshëm. Ndërsa, Europa Jugperëndimore, gadishulli skandinav dhe Europa lindore do të dominohet nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





