

Një ngatërrim personi, i cili ka shkaktuar jo pak probleme. Protagoniste janë Maria Putin, vajza e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Uma Blasini, Miss Portoriko e vitit 2007.
Shkak për këtë ngatërresë janë bërë dy mediat ndërkombëtare ABC.es dhe New York Post, të cilat në dy artikuj të ndryshëm, duke menduar se ishte vajza e Putin, kanë publikuar një fotografi të Uma.
“Zbulova se isha viktimë e një ngatërrimi dy muaj më parë falë një miku në Facebook me origjinë ruse. Në atë kohë nuk u shqetësova shumë, por tashmë situata është ndryshe”, shprehet ish-Miss Portoriko.
Fotografia në fjalë është realizuar në Meksikë, ku modelja ndodhej për të regjistruar një program mode.
Maria Putin, 29 vjeç është vajza e madhe e Putin, nga martesa e tij me ish- gruan Ludmila, e cila thuhet se jeton në Vendet e Ulëta, bashkë me një drejtues holandez të Gazprom, por zëdhënësi i Kremlinit përgënjeshtron, duke thënë se dy vajzat e Presidentit janë ende në Rusi.
Ndërkohë Uma Blasini jeton në Ponce të Portorikos, por gjithsesi keqkuptimi shkaktoi jo pak polemika. Modelja druhet se mund të ketë probleme nëse viziton vende që shkojnë kundër politikës së Putin.
Ajo pak ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të dytë dhe thotë se nuk është aspak e lehtë që të përgojohet si tjetër njeri, kur në fakt po bën vetëm jetën e saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





