












Të dhëna të veçanta? Peshon 90 kilogramë. Candice Huffine, është një modele 29 vjeçare me një gjatësi prej një metër e 80 centimetër, e cila është modelja e parë mbipeshë e cila pozon për “The Cal”, kalendari ekskluziv i kompanisë britanike Pirelli.
Modelja është fotografuar me të brendshme duke ekspozuar linjat e saj të bëshme, dhe duke reklamuar një bukuri ndryshe.
Kalendari është i famshëm prej vitesh, por është i limituar pasi jepet si dhuratë nga kompania britanike vetëm për klientë të rëndësishëm dhe personazhe Vip.
Në kalendarin Pirelli, vit pas viti fotografohen personazhe të famshëm, shpesh edhe të zhveshur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





