Transmetuar më 25-07-2014, 12:39

Durrës, 25 korrik 2014, NOA.al- Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare është dërguar i vdekur në spitalin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se gjatë ditës së djeshme është çuar i vdekur në Spitalin Rajonal Durrës gjashtë vjeçari T.B., banues tek Qendra e Zhvillimit Rezidencial të Personave me Aftësi të Kufizuar në lagjen Nr.12 Durrës.

Lidhur me këtë rast u kryen veprimet  e para hetimore nga të cilat rezultoi se vdekja e e të miturit i cili vuante nga sëmundje epileptike dyshohet të jetë natyrale.

Gjithsesi materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit