
Durrës, 25 korrik 2014, NOA.al- Policia e Durrësit në kuadër të masave të marra për goditjen e rasteve të vjedhjes gjatë sezonit turistik, ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se dy të ndaluarit janë Blerim Kastrati 19 vjeç me banim në Durrës, dhe Gazment Myzyraj 16 vjeç, me banim po në Durrës.
Dy të rinjtë u identifikuan si autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së 77 vjeçarit S.Th., banues në Plazh, ngjarje e ndodhur më 26 qershor.
Duke përdorur mekanizmin e vjedhjes me thyerje Kastrati dhe Myzyraj, kanë arritur të depërtojnë në banesë dhe të marrin në të një televizor dhe disa sende të tjera. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua televizori i vjedhur, i cili ishte shitur më pas prej tyre.
Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim nga uniformat blu si autor i dyshuar i vjedhjes së një automjeti, 24 vjeçari Ervis Demiri, banues në Burrel, i cili ka tentuar të vjedhë me anë të përdorimit të dhunës automjetin tip Benz me targa DR 1406 F në pronësi të 19 vjeçarit A.Gj., banues në Durrës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.13 Plazh./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





