Transmetuar më 25-07-2014, 11:19

Elbasan, 25 korrik 2014, NOA.al- Policia e Elbasanit nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 13 vjeçari.

D.Gj., me banim në fshatin Bradashesh të Elbasanit, u ndalua nga uniformat blu pasi u kap në flagrancë pasi i vodhi nga dora portofolin një 32 vjeçareje, me iniciale B.H, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.

Nga ana e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 mijë lekë të reja si dhe dy aparate telefoni celulari, por për shkak të moshës u la  i lirë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit