Transmetuar më 25-07-2014, 11:02

Kryeministri Edi Rama është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Linda Rama ka sjellë në jetë fëmijën që mbante në bark. Pak më parë ai ka postuar edhe foton e dytë me trashëgimtarin më të ri, duke  e cilësuar atë si "Photo of the day".

Ka qenë vetë Rama ai që ka lajmëruar ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë, duke konfirmuar se është djalë.

“Linda solli në jetë Zahon :-)”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Twitter, duke treguar edhe emrin e të voglit si dhe një fotografi të dorës së tij.

Mësohet se zonja Rama e ka sjellë në jetë të voglin, nëpërmjet një ndërhyrje kirurgjikale, në një qendër të specializuar jashtë vendit.

Mjekja e cila e ka ndjekur gjatë gjithë shtatzënisë bashkëshorten e Kryeministrit, Rubena Moisiu, tha në një intervistë televizive se ndërhyrja u bë me kërkesë të mjekëve, për shkak të komplikimeve që mund të sillte ecuria e mëtejshme e shtatzënisë, por edhe prej moshës së zonjës Rama.

Gjithsesi Moisiu garantoi se si Linda edhe Zaho janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se i vogli, ka lindur me peshë të mirë, pa dhënë detaje lidhur me kilogramët e tij.

Ky është fëmija i dytë për kreun e qeverisë, i cili ka edhe një djalë me emrin Greg, ndërsa Linda ka edhe një vajzë nga martesa e saj e parë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit