Transmetuar më 25-07-2014, 10:48

Vlorë, 25 korrik 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Vlorës bëri të mundur sekuestrimin dhe asgjësimin e 860 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa.

Lënda narkotike është zbuluar në fshatin Velçë dhe pikërisht në vendet e quajtura “Përroi i trubullit” dhe “Kodra e Kaçanit” në pesë parcela të ndryshme ishin kultivuar 550 rrënjë kanabisi, si dhe në fshatin Treblovë dhe pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i Konçes” ku janë zbuluar 310 rrënjë të tjera kanabis sativa.

Lënda narkotike e cila ka qënë me lartësi deri në 1.8 metër, ka qënë e kultivuar në tokë publike.

Nga strukturat e policisë Vlorë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe asgjësimi me djegie i lëndës. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme për identifikimin e kapjen autorëve./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit