Transmetuar më 25-07-2014, 10:18

Krujë, 25 korrik 2014, NOA.al- Një i ri i moshës 27 vjeçare nga Kruja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luz mbrëmjen e djeshme, ku 27 vjeçari Serjan Zogu është qëlluar me armë zjarri nga disa persona që udhëtonin me një makinë tip “Golf” me targa false.

Mësohet se autorët e krimit tentuan të hedhin makinën në lumë, duke bërë që mjeti të gjendet i braktisur nga uniformat blu.

Nga të dhënat paraprake siç raporton  Noa.al, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi 27 vjeçari Zogu, rezultonte me precedent penalë, ndërsa disa vite më parë ishte ekstraduar nga Italia, për plagosje.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Ushtrak Tirane ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas hetimeve të policisë si të dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i Shkëlqim Bardhit, 36 vjeç dhe vëllait të tij, Arben Bardhit 33 vjeç, që të dy me banim në Luz./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit